Kronika 31 May 2025, 11:20 Nga VNA

Atentati ndaj Arbi Gorgejas në Fllakë, identifikohet autori. E qëlloi pasi 36-vjeçari i dhunoi babain

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj Arbi Gorgejas në Fllakë, identifikohet autori. E

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Kid Kazazi dyshohet se qëlloi ndaj 36-vjeçarjt pasi disa ditë më parë ai i kishte dhunuar babain.

Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi Kid Kazazi duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi Arbi Gorgeja 36 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë, shtetasi Arbi Gorgeja mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk  kanë pësuar lëndime.

Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi Arbi Gorgeja, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit Kid Kazazi, i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme