Kronika 30 May 2025, 14:17 Nga VNA

Florenc Çapja mbetet në burg

Ndaje në Whatsapp
Florenc Çapja mbetet në burg

 

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Florenc Çapjan, i cili u ekstradua disa javë më parë nga Dubai. Ai dyshohet për përfshirje në dosjen "Plumbi i Artë".

Ndaj Çapjas, SPAK ka ngritur akuzën për “sigurimin e kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryetarit të ndjerë të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Nëpërmjet avokatit të tij, Çapja ka mohuar përdorimin e aplikacionit Sky ECC dhe ka pretenduar se akuza ndaj tij bazohet vetëm në dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

Florenc Çapja është dënuar më parë me burgim të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme