Kronika 30 May 2025, 09:27 Nga VNA

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, goditet grupi kriminal

Ndaje në Whatsapp
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, goditet grupi kriminal

Policia godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri

Në kuadër të operacionit “Puzzle”, u sekuestruan 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.

Në kuadër të operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë për t’i shitur.

Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P. dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2077 fara kanabisi.

Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme