Kronika 29 May 2025, 10:41 Nga VNA

Shpërthimi i tritolit në burgun e Fushë-Krujës, ja dy pistat ku po heton policia. A është mesazh ndaj drejtuesve të IEVP?

Ndaje në Whatsapp
Shpërthimi i tritolit në burgun e Fushë-Krujës, ja dy pistat

Policia e Tiranës është duke hetuar në dy pista lidhur me sasinë e tritolit që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në rrethimin e jashtëm të burgut të sigurisë së lartë Fushë-Krujë. Pista e parë është përpjekja për të krijuar kaos që të shfrytëzohej për arratisje nga të dënuarit. Ndërsa pista e dytë lidhet me një paralajmërim të mundshëm ndaj drejtuesve të burgut. Nga hetimet paraprake rezulton se lënda plasëse e përgatitur në mënyrë artizanale shpërtheu afër një gjeneratori, ndërsa është hedhur nga jashtë rrethimit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po heton rastin dhe po rishikohen të gjitha elementët e sigurisë së burgut.

IEVP kanë kaluar në gadishmëri pas ngjarjes

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme