Kronika 28 May 2025, 21:12 Nga VNA

Investigimi i ZDF: Si e mori pushtetin mafia shqiptare e kokainës

Ndaje në Whatsapp
Investigimi i ZDF: Si e mori pushtetin mafia shqiptare e kokainës

“Mafia shqiptare e kokαinës” – është titulli i dokumentarit të radhës investigativ të rrjetit prestigjioz gjerman ZDF në seritë e njohura si “Planeti kriminαl”.

Dokumentari nënvizon se konsumi i kokainës po rritet në Evropë, por nuk ka probleme me furnizimin. Droga transportohet nga Amerika Latine në kontinent me anije mallrash dhe mafia shqiptare luan një rol kyç.

Reporteri Matt Shea ka shkuar deri në Kolumbi ku ka zbuluar se si mafiozët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet për shpërndarjen e kokαinës në Europë. Më pas flitet për grupin kriminal “Hellbanianz” që mburret në rrjetet sociale me pasurinë e tyre pasi shpërndan drogën te konsumatorët.

Një e kaluar e trazuar

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe ka një të kaluar të trazuar, citon ZDF. Përveç varfërisë, një qeveri e dobët, korrupsioni dhe trashëgimia e komunizmit e bëjnë shtetin ballkanik një vend të favorshëm për krimin e organizuar.

Ky episod i serialit dokumentar shqyrton ngritjen e mafies shqiptare, e cila është bërë një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë.

Në biseda me anëtarë të bandave, tregtarë ambulantë, zyrtarë doganorë dhe gazetarë investigativë, Matt Shea zbulon se si kartelet, klanet dhe institucionet financiare bashkëpunojnë për të ushqyer një nga tregjet më fitimprurëse në botë. Më poshtë dokumentari.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme