Kronika 28 May 2025, 18:40 Nga VNA

Kishin krijuar skemë për kontrabandimin e cigareve/ SPAK lëshon 15 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë doganorë dhe biznesmenë

Ndaje në Whatsapp
Kishin krijuar skemë për kontrabandimin e cigareve/ SPAK lëshon

Një aksion i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një skemë kontrabande cigaresh, ku të përfshirë janë zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër-arreste, një pjesë e të cilëve tashmë janë ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese.

Po ashtu, janë firmosur 21 urdhra ndalimi për dalje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë si qëllim ndalimin e arratisjes së personave nën hetim.

Mes të përfshirëve në këtë skemë dyshohet se janë zyrtarë doganorë, biznesmenë me aktivitet në tregtinë e cigareve si dhe shtetas të huaj të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes dhe importit të paligjshëm.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme