Kronika 27 May 2025, 12:22 Nga VNA

SPAK sekuestron mbi 200 mijë euro në një banesë në Elbasan gjatë një kontrolli për hetimin e korrupsionit në zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestron mbi 200 mijë euro në një banesë në

Për të disatën herë, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare, edhe mëngjesin e kësaj të marte, SPAK ka urdhëruar kontrolle në qytetin e Elbasanit, i konsideruar si një nga zonat më të nxehta për shitblerjen e votave.

Hetuesit e BKH-së sekuestruan celularët e katër personave, njëri prej të cilëve zyrtar në Bashkinë e Elbasanit, nën dyshimet se janë të përfshirë në korrupsion zgjedhor. Gjithashtu, është kontrolluar edhe një banesë në qytet.

SPAK dyshon se ata blinin vota në favor të një kandidati të listës së hapur të PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë një kontrolli të mëparshëm, në kuadër të një dosjeje të dytë që lidhet me krimet zgjedhore, në shtëpinë e një biznesmeni janë sekuestruar mbi 200 mijë euro dhe po hetohet nëse ato ishin parashikuar për blerje votash.

Janë ushtruar gjithashtu kontrolle në disa banesa të tjera, ku janë sekuestruar disa celularë të tjerë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme