Kronika 26 May 2025, 16:24 Nga VNA

Tragjedia në lumin Buna: 4 vite burg për bashkëshortin që çoi në vetëvrasjen e nënës me tre fëmijët

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia në lumin Buna: 4 vite burg për bashkëshortin që

Është mbyllur me 4 vite burgim procesi gjyqësor për ngjarjen tragjike të ndodhur më 3 maj 2024 në lumin Buna të Shkodrës, ku një nënë së bashku me tre fëmijët e saj u mbytën, pasi nuk përballuan më dhunën psikologjike dhe fizike të ushtruar nga kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj, e shpalli Arrazin fajtor për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”, duke e dënuar fillimisht me 6 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 2 vite, duke u finalizuar në 4 vite heqje lirie.

Ngjarja tronditi opinionin publik në mbarë vendin, pasi policia gjeti trupat e pajetë të nënës dhe tre fëmijëve në ujërat e lumit, ndërsa i vetmi që mbeti në jetë dhe që u shpall përgjegjës ligjërisht për pasojat tragjike ishte bashkëshorti i saj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme