Kronika 26 May 2025, 09:03 Nga VNA

40-vjeçari plagoset në këmbë, thotë se ishte aksident: Policia sekuestron armën pa leje

Ndaje në Whatsapp
40-vjeçari plagoset në këmbë, thotë se ishte

Një 40-vjeçar mbërriti në spital i plagosur në këmbë dhe deklaroi se ngjarja është aksidentale.

“Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri, pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje”, deklaroi policia.

Ky është rasti i dytë brenda pak orësh, pas atij që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Freskut.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme