Kronika 25 May 2025, 19:39 Nga VNA

Aksident tragjik në Gjermani: Tre shqiptarë humbin jetën, katër të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Gjermani: Tre shqiptarë humbin jetën,

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 majit, pranë qytetit Koblenz në Gjermani, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë vënë menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane dhe po ndjekin nga afër hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ministria ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Strukturat konsullore shqiptare në Gjermani kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për qytetarët e prekur nga ngjarja.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme