Kronika 24 May 2025, 10:47 Nga VNA

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 107 kallëzime

Ndaje në Whatsapp
Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 107

Prokuroria e Përgjithshme përditësoi të dhënat lidhur me kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet për veprat që prekin zgjedhjet e lira. Sipas prokurorisë deri më datë 22.05.2025, janë regjistruar 107 kallëzime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

“Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste”, theksoi prokuroria.

Konkretisht, në gjuhën e shifrave rezulton se 10 kallëzime janë referuar në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.

Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuroria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.

Prokuroria njoftoi se janë arrestuar në flagrancë 7 persona, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit, si dhe është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit. Kallëzimet e tjera rezultojnë të jenë në fazë verifikimi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme