Kronika 23 May 2025, 19:34 Nga VNA

Ja bizneset e Visit të Pojës që i shpëtuan sekuestros së SPAK

Ndaje në Whatsapp
Ja bizneset e Visit të Pojës që i shpëtuan sekuestros

Drejtuesja e OPEN Data, Aranita Brahaj, ka publikuar të gjitha bizneset e Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës, i cili u shpall në kërkim pas urdhërarresteve të lëshuara nga gjykata italiane që në 21 shkurt dhe GJKKO në 30 prill, për trafik ndërkombëtar droge, nga Amerika Latine në Europë.

Në postimin e saj në Facebook, Braja ka listuar të gjitha bizneset nën zotërim të Visit të Pojës, ku deri më tani dy prej tyre janë nën sekuestro, ndërsa tre biznese të tjera ende nuk ka vendim për konfiskim. Një prej tyre është edhe kompania “Rock of Kavaja” në pronësi të Doçit dhe biznesmenit Nadir Çaushollit, e cila mori leje ndërtimi nga kryeministri për hotelin 10 katësh te Shkëmbi i Kavajës.

Postimi i plotë:

Influenca e Krimit dhe Biznesi

Tek Open Corporates Albania janë krijuar pasaporta për Bizneset e Sekuestruar një dite me pare me urdhër te SPAK dhe Prokurorise Italiane per Trafik Narkotikesh

Gjithashtu edhe biznese te zotëruara nga personat e procedurar.

Ne rastin e personit te shpallur ne kërkim Elvis Doci bizneset nen zotërim janë si vijon:

https://opencorporates.al/sq/search... 

Konkretisht:

CARA NA https://opencorporates.al/sq/nipt/k71725502e Kompani per te cilen nuk ka ne QKB asnjë deklarim pasqyra financiare prej 2008

PORT SIDE https://opencorporates.al/sq/nipt/l71607503m

ELDEMAR CONSTRUCTION https://opencorporates.al/sq/nipt/l01714506v

Gjithashtu injejti person zotëron indirekt edhe aksione tek kompania

ROCK OF KAVAJA SHPK https://opencorporates.al/sq/nipt/M41922504K

Me heret Elvis H. Doci ka zotëruar edhe nje shoqërinë VINTAGE tashme ne pronësi te nje shtetasi tjetër

VINTAGE https://opencorporates.al/sq/nipt/k71412502w 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme