Kronika 23 May 2025, 17:43 Nga VNA

Autoritetet sekuestruan mbi 23 kg kokainë dhe 73 mijë euro cash/ Bisedat e Orges Mollës për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali: Vdekshin ishalla motërq*mat

Ndaje në Whatsapp
Autoritetet sekuestruan mbi 23 kg kokainë dhe 73 mijë euro cash/

Kanë dalë detaje të tjera nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” ku u lëshuan 52 urdhërarreste në Shqipëri e Itali dhe u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikimit ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës.

Një pjesë e dosjes i dedikohet arrestimit të dy vëllezërve nga Elbasani Marjo Ndini dhe Gasper Ndini, të cilët ranë në prangat e autoriteteve italiane më datë 18 shkurt të vitit 2021 për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas përgjimeve duket se dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar.

Në shkurt të 2021 policia italiane sekuestroi nga makina e Marjo Ndinit 1,113 kg lëndë narkotike të pastër kokainë si dhe tre qese brenda të cilave u gjetën 73.500,00 euro.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e dy vëllezërve policia italiane gjeti rreth 22 kg kokainë.

Pas arrestimit të dy vëllezërve Orges Molla ka komunikuar në Sky Ecc me një person të paidentifikuar, i regjistruar në platformë me emrin “FXG13J”.

Përdoruesi i SKYECC FXGI3J, i paidentifikuar, në ditën 20.02.2021, rreth orës 21:45 i dërgon përdoruesit të SKYEÇ “HI1QJ2” identifikuar si Orges Molla, fotografi nga lajmi për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë nga policia italiane. Biseda e pasqyruar si më poshtë:

FXG13J (dërgon fotografinë e lajmit të sekuestrimit)

HI1QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme