Kronika 23 May 2025, 08:59 Nga VNA

Vrasja e Ilaria Sulës merr kthesë të re: Zbuloi mashtrimin e ish-të dashurit, ai i mori jetën

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Ilaria Sulës merr kthesë të re: Zbuloi mashtrimin e

Vrasja tragjike e studentes shqiptare Ilaria Sula në Romë ka marrë një kthesë të re, teksa hetimet zbulojnë një prapavijë të errët mashtrimi dhe manipulimi dixhital.

Sipas “La Repubblica”, autori i dyshuar, Mark Samson, me origjinë filipinase, kishte mashtruar familjen dhe miqtë duke krijuar llogari false për të pretenduar se kishte kaluar provimet në universitetin Sapienza.

Ishte pikërisht Ilaria ajo që zbuloi të vërtetën, duke nxitur një përplasje fatale mes tyre. Më 25 mars 2025, në banesën e tij në Romë, Marku e vrau Ilarian dhe më pas fshehu trupin në një valixhe, të cilën e hodhi në një zonë pyjore jashtë qytetit.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, duke hapur debat mbi dhunën ndaj grave, presionin akademik dhe pasojat e mashtrimeve në botën dixhitale. Mark Samson ndodhet në arrest, ndërsa hetimet vijojnë. Familja e Ilarias dhe komuniteti shqiptar në Itali kërkojnë drejtësi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme