Kronika 23 May 2025, 07:50 Nga VNA

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Altin Arapajt në Greqi, detaje tronditëse nga ngjarja në Rafinë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Altin Arapajt në Greqi,

Policia greke ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapaj, ngjarje që tronditi opinionin publik në zonën e Rafinës.

Në pranga ka rënë një tjetër shtetas shqiptar, 49-vjeçari Mikel Selimaj, i cili u gjet i fshehur në një shtëpi në Glyka Nera, ku u organizua një operacion i befasishëm nga autoritetet helene.

Sipas informacioneve të siguruara nga protothema.gr, ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes (pardje), kur bashkëshortja e viktimës njoftoi policinë, duke deklaruar se Arapaj e kishte telefonuar pak para se të ndërronte jetë. Ai i kishte thënë se ishte qëlluar në fytyrë nga një person specifik – identitetin e të cilit ajo e përmendi para hetuesve – dhe i kërkoi të përpiqej ta gjente.

Hetimet zbuluan se vrasja kishte ndodhur mbrëmjen e të martës, kur viktima, autori i dyshuar dhe dy persona të tjerë u takuan në zonën e Artemidës. Ata hipën në një makinë të drejtuar nga Selimaj dhe ndaluan për pak minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Pikërisht aty, autori nxori armën dhe e qëlloi Arapajn në fytyrë.

Pavarësisht plagës së rëndë, 41-vjeçari arriti të largohej për pak minuta nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe të telefononte gruan, por humbi jetën pak çaste më vonë. Selimaj u largua me makinë, e cila më pas u lokalizua nga policia, brenda së cilës u gjetën gjurmë gjaku dhe një gëzhojë.

Të dy personat, si viktima ashtu edhe autori i dyshuar, rezultojnë të kenë qenë më parë të përfshirë në çështje të lidhura me trafikun e drogës.

Policia greke po vijon hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij krimi të rëndë dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme