Kronika 22 May 2025, 18:51 Nga VNA

SPAK sekuestroi apartamentin te Kodra e Diellit/ Reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Pasuria nuk është në pronësi të Veliajt dhe Xoxës  

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestroi apartamentin te Kodra e Diellit/ Reagojnë avokatët e

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e apartamentit te Kodra e Diellit që dyshohet se është në pronësi të çiftit Veliaj. Avokatët thonë se as Veliaj dhe as bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, nuk janë pronarë dhe nuk kanë asnjë lidhje ligjore apo pasurore me shoqërinë tregtare “A.K.” shpk apo pasurinë e sekuestruar.

Në reagimin e tyre thuhet se pasuria e vetme në pronësi të znj. Xoxa është apartamenti ku çifti banon në zonën e Selitës, blerë para martesës, i cili nuk ka qenë objekt hetimi. Avokatët thonë se çdo dyshim duhet të bazohet në prova konkrete dhe se çifti ka deklaruar pasuritë në përputhje me ligjin.

Reagimi i avokatëve të kryebashkiakut, Erion Veliaj:

Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, sqarojmë si më poshtë:

As Z. Erion Veliaj dhe as Znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kesaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues.Theksojmë se është në të drejtën ligjore të organit të akuzës të kryejë hetime, por dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit.

  1. Veliaj dhe Znj. Xoxa kanë deklaruar pasuritë e tyre, si para dhe pas martesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse.

Çdo përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të lidhur emrin e tyre me çështje që nuk kanë asnjë bazë ligjore përbën keqinformim të opinionit publik dhe sulm ndaj figurës publike të Z. Veliaj, për cka do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe zbardhjen deri në fund të së vërtetës.

Ju kerkojme ndjese per cdo shqetesim te krijuar komshinjve te ciftit Veliaj Xoxa dhe i vetmi “faj” i tyre eshte se banojne ne te njejtin pallat me keto te fundit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme