Kronika 22 May 2025, 10:52 Nga VNA

Toyota Auris, GJKKO dënon me 4 vite avokatin Radovan Çela

Ndaje në Whatsapp
Toyota Auris, GJKKO dënon me 4 vite avokatin Radovan Çela

Gjykata e Posaçme e cilësoi fajtor dhe dënoi me 4 vite burgim avokatin Radovan Çela, i akuzuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, lidhur me dosjen Toyota Auris. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i reduktohet në 2 vite e 8 muaj. Avokati që mbronte në proces të pandehurit për dosjen e bujshme Toyota Auris, që trafikuan 3.4 milionë euro të cilat u bllokuan në Portin e Durrësit, akuzohet se ka dhënë ryshfet te njerëzit e drejtësisë që të favorizoheshin të pandehurit, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i biznesmenit Astrit Vladi. Ai u zbulua nga zbërthimi i komunikimeve në Sky ECC. Më herët, GJKKO dënoi ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, ndërsa veçmas do të gjykohen ish-oficerja gjyqësore Erjona Daupaj dhe biznesmeni Vladi. Të dy këta janë në kërkim.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme