Kronika 22 May 2025, 11:08 Nga VNA

Dosja “5D”,  debate mes avokatëve për kërkesën e gjykimit të shkurtuar

Ndaje në Whatsapp
Dosja “5D”,  debate mes avokatëve për

Debate të forta u zhvilluan në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve të dosjes “5D”. Avokati i Redi Mollës, një prej të pandehurve, depozitoi në gjykatë një kërkesë për gjykim të shkurtuar. Në vijim, avokati Denion Bogdani kërkoi që të mos niste shqyrtimi gjyqësor pa u shprehur më parë gjykata mbi këtë kërkesë. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe avokatët Ermir Beta dhe Ardian Leka, të cilët kërkuan shtyrjen e seancës.

Nga ana tjetër, Evi Sheri, avokate e Taulant Tushës, kërkoi vijimin e seancës, çka shkaktoi përplasje mes palëve. Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, deklaroi se kërkesa e avokatëve nuk mund të pengojë zhvillimin e gjykimit. Në përfundim, gjykata u tërhoq për të marrë një vendim të ndërmjetëm.

Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ata kanë krijuar kompaninë “5D”, të cilën e kontrollonin në mënyrë fiktive dhe përmes saj përfitonin tendera nga Bashkia. Edhe Taulant Tusha, gjithashtu ish-zyrtar i lartë në Bashkinë e Tiranës, akuzohet për të njëjtat vepra penale.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme