Kronika 22 May 2025, 10:57 Nga VNA

Ekzekutimi i Ermir Dedjas në Durrës, në kërkim shpallet një maroken

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Ermir Dedjas në Durrës, në kërkim shpallet

Një shtetas maroken dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas, tri ditë më parë në Durrës. Nga hetimet paraprake, ai rezulton se ka sjellë në Shqipëri përmes portit të Durrësit automjetin e përdorur në vrasje. Bëhet fjalë për muajin shkurt të këtij viti. Po atë ditë ai është larguar nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit. Policia ka mundur ta identifikojë dhe shpallë në kërkim dhe pyetja e tij mund të ndihmojë hetuesit të shkojnë drejt autorëve të dyshuar të vrasjes. Dedja, 29-vjeçar, u qëllua për vdekje në mesnatë në lagjen 18 në Durrës. Ai njihej si një prej miqve më të ngushtë të Aldo Avdylajt, një prej të dyshuarve si vrasës me pagesë dhe pjesë e klanit kriminal Avdylaj me bazë në Shijak.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme