Kronika 22 May 2025, 12:16 Nga VNA

Dosja 5D, kërkohet hetim i veçuar për drejtorët, GJKKO e rrëzon. Në gjyq do dëgjohen 80 dëshmitarë

Ndaje në Whatsapp
Dosja 5D, kërkohet hetim i veçuar për drejtorët, GJKKO e

Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit u zhvillua seanca ndaj drejtorëve të bashkisë Tiranë, e njohur edhe si dosja "5 D". Të pranishëm në seancë, avokatët kërkuan veçim të çështjeve të klientëve të tyre, me pretendimin se akuzat janë të ndryshme.

Gjatë seancës gjyqësore, avokatja e Taulant Tushes kërkoi veçimin e çështjes për klientin e saj me pretendimin se : “Provat dhe faktet janë të ndryshme për të pandehurin, ashtu si edhe akuza".

Sipas avokatëve, veprat penale për të cilat akuzohen Mariglen Qato dhe Redi Molla (korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash), si edhe Nestor Muhametllari, nuk mund të gjykohen në të njëjtin proces, pasi edhe koha për gjykim do të jetë e ndryshme, duke marrë në konsideratë shqyrtimin e provave dhe akteve.

Sakaq edhe avokati i ish drejtorit të bashkisë Redi Molla, z .Ermir Beta teksa pranoi se është në diskrecionin e Prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë për të provuar akuzën, ai kërkoi kohë për t’u njohur me profilin e dëshmitarit. Gjatë seancës gjyqësore avokati akuzoi Prokurorinë që ka hequr dëshmitarë. "Më herët, prokurori njoftoi se do të pyeteshin 80 dëshmitarë, por sot ka hequr 20 prej tyre"-tha në seancë avokati Beta.

Në përgjigje të akuzave të avokatit, prokurori i çështjes tha se nuk ishin hequr asnjë dëshmitar dhe se të gjithë janë pjesë e një procesi paralel që po zhvillohet.  Ndaj sipas prokurorit, avokatët kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur. Kërkojmë që të pezullohen afatet e paraburgimit".

Kërkesën për veprimin e çështjes e  bënë edhe mbrojtësit ligjor të anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht për Enton Punavijën, Julian Zanaj dhe Albano Janku.

Në fund Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi kërkesën e mbrojtësve ligjorë për ndarjen e çështjes, duke vendosur që procesi të vijojë i unifikuar për të gjithë të pandehurit. Ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor, ora 10:00.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme