Kronika 22 May 2025, 17:58 Nga VNA

Shkak prishja e pazareve të drogës, 41-vjeçari shqiptar u ekzekutua me armë nga bashkatdhetari në mes të vreshtave

Ndaje në Whatsapp

Altin Arapaj, 41-vjeçari shqiptar nga Vlora, u ekzekutua me armë zjarri në mes të vreshtave në zonën e Rafinës, në Greqi. Dyshohet se autori i krimit është një 46-vjeçar bashkatdhetar i tij, i cili thuhet të ketë pasur lidhje familjare me viktimën.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës mes Arapajt dhe autorit të dyshuar.

Mediat greke raportojnë se Altin Arapaj ishte një emër i njohur për policinë vendase, pasi në të kaluarën ka qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme, përfshirë edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, sipas burimeve të para të mediave greke, pak para se të ndërronte jetë, 41-vjeçari ka telefonuar bashkëshorten e tij, duke i treguar emrin e personit që e kishte qëlluar me armë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme