Kronika 22 May 2025, 13:41 Nga VNA

Trafiku ndërkombëtar i drogës: Roli kyç i Adi Çobës dhe lidhjet me klanin Troplini

Ndaje në Whatsapp
Trafiku ndërkombëtar i drogës: Roli kyç i Adi

Adi Çoba, pronar i kompanisë Felix Vinum dhe një prej 52 të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe antimafia e Barit, konsiderohet si një nga figurat kyçe të trafikut të drogës, krahas Elvis Docit (i njohur si Visi i Pojës), nip i Xhevdet Troplinit, me të cilin bashkëpunonte ngushtë.

“Në cilësinë e kreut dhe promovuesit të shoqatës, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokaine, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda, përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës: Presi Ergiels, Fiori Massimiliano, Ganaj Agron, Kiptiu Nuredin, Buonsante Andrea, Montedoro Giovanni. Secili, në mënyrë të vetëdijshme dhe aktive, kryente funksione të ruajtjes dhe shitjes së substancës narkotike që vinte nga jashtë, për qëllime fitimi, duke pasur gjithashtu detyra të përcaktuara në marrjen e sasive të mëdha të substancave narkotike në portet e Shqipërisë dhe Holandës, ruajtjen e tyre dhe më pas shpërndarjen në territorin italian, si dhe administrimin e pagesave dhe logjistikës përkatëse”, thuhet në dosjen italiane, ku sqarohet edhe roli i Adi Çobës.

Figurë kyçe, sipas raportimeve të VNA, është edhe Elvis Doci dhe kushëriri i tij, Indrit Tafili. Sipas dosjes italiane, grupi i drejtuar nga Xhevdet Troplini përmbyste me tonelata drogë Italinë. Baza e grupit ndodhej në qytetin e Durrësit, fakt që është pohuar edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Për klanin Troplini, antimafia italiane ka marrë edhe dëshminë e Nuredin Dumanit. I penduari i drejtësisë ka deklaruar se Elvis Doci është një negociator i shkëlqyer në trafikun e drogës.

“Visin e Pojës mund ta identifikoj shumë mirë. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Pastaj, në vitin 2013, ai la heroinën dhe filloi me kokainën. Të gjithë e quajnë Visi i Pojës. Poja është Xhevdet Troplini”, deklaron ndër të tjera Dumani.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme