Kronika 22 May 2025, 21:40 Nga VNA

"Njihen për trafikun e narkotikëve, grup i fuqishëm!", Lala: Xhevdet Troplini nuk ka akuzë, është i lirë, vetëm nipërit...

Ndaje në Whatsapp
"Njihen për trafikun e narkotikëve, grup i fuqishëm!",

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për operacionin mes SPAK dhe antimafias italiane, që goditi një grup të narkotrafikut me bazë në Durrës.

Lala tha se grupi i Troplinëve njihet historikisht për trafikun e narkotikëve dhe është grup i fuqishëm, por shtoi se personi që nga italianët prezumohet si kreu i grupit, Xhevdet Troplini nuk ka akuzë dhe është sot në shtëpinë e tij pa masë sigurie.

"Grupi i Troplinëve është njohur historikisht për trafikun e heroinës në fillim dhe më pas të kokainës. Xhevdet Troplini u arrestua, bëri burg dhe u lirua. Në 2005 iu gjetën një milionë euro para kesh.

Troplini sot është në shtëpinë e vetë, krejt i lirë. Ka vetëm ndaj nipave dhe rrethit të tij shoqëror dhe familjar. Vetë personalisht ai nuk ka akuzë zyrtare edhe pse është marrë në pyetje për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në Durrës.

Dëshmia e Nuredin Dumanit, ka shërbyër për çeljen e një hetimi penal në 2020. Ishte ky themeli i historisë dhe pikënisja për këtë çështje penale. Të penduarit kishin informacion dhe italianët kanë marrë dëshminë e Nuredin Dumanit. Dumani është pyetur nga prokurori i anti mafias. Është zbërthyer edhe pastrimi i parave.

Kemi 6 shoqëri tregtare të sekuestruara dhe një televizion kabllor në Vlorë. Ka urdhër ndalimi ndaj pronarit Nexhmedin Danaj, bënte pastrim parash, transferta e fundit u kap. Merrnin paratë i sillnin në Tiranë përmes një kompanie transporti", tha ndër të tjera Lala.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme