Kronika 23 May 2025, 09:42 Nga VNA

Aksion antidrogë në Durrës, goditet grupi i Xhevdet Plakut

Ndaje në Whatsapp
Aksion antidrogë në Durrës, goditet grupi i Xhevdet Plakut

Policia në Durrës ka goditur një grup të lidhur me çështje droge. Të arrestuar janë të paktën gjashtë persona. Aksioni është zhvilluar mbrëmjen e kaluar.

Grupi që është goditur drejtohet nga Xhevdet Plaku. Ky i fundit ishte në shënjestër të një atentati të organizuar nga kundërshtari i tij Rexhep Rapi, i njohur si Kep Arapi, dhe nipi i këtij të fundit, Algert Rapi.

Xhevdet Plaku ka rekorde të theksuara kriminale. Kep Arapi planifikoi ta vriste për motive hakmarrjeje në derën e policisë së Durrësit. Të dhënat për lëvizjet e Plakut i jepte oficeri i policisë Dedan Gjoni, i arrestuar tashmë. Xhevdet Plaku u arratis në janar të 2025 nga burgu në Itali.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme