Kronika 23 May 2025, 21:20 Nga VNA

Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë "arrest me burg" për 12 të arrestuarit

Ndaje në Whatsapp
Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Pas një seance maratonë Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë "arrest me burg" për 12 të arrestuarit e operacionit "Ura" në kuadër të të cilit u godit grupi kriminal i Troplinëve. Avokati Amand Tragaj u lirua nën masën detyrim për paraqitje.

"Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatat e mia familjare. Kam dy prindërit e sëmure, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe jam baba i një fëmije të mitur. Kërkoj të jem pranë familjes", tha Tragaj.

Gjykata zbuti masat edhe për Ervis Detin dhe Bexhet Memën. Grupi me drejtues Elvis Doçin i njohur si Visi i Pojës u godit nga SPAK dhe anti-mafia e Barit. Ata trafikonin tonelata kokainë nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme