Kronika 23 May 2025, 20:40 Nga VNA

Kushtetuesja refuzon kërkesën e Pëllumb Gjokës për t’i kthyer pronat

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja refuzon kërkesën e Pëllumb Gjokës për

Pas refuzimit për të konsideruar si të papajtueshëm çka u çkodua nga Sky Ecc, Kushtetuesja shpalli një vendim të dytë në të cilin i tha përsëri “jo” biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Rrëzimi i  Gjokës i cili është nën arrest në burg për llogari të dosjes së SPAK pagëzuar si “Metamorfoza”, lidhet me kërkesën e tij mbi pronat e bllokuara në të njëjtin hetim.

Pavarësisht pretendimeve të shoqërisë Imperial Group dhe dy shtetasve Kolë dhe Pëllumb Gjoka të cilët e vlerësuan si jo kushtetues sekuestrimin e gati 390 mijë metrave katrorë tokë  në Velipojë, gjykata kushtetuese konsideron se duhet të qëndrojnë në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta.

Kërkuesi thotë se kjo pronë ishte e regjistruar në ASHK me emrin e shoqërisë dhe të të afërmit të tij.

Çështja u shqyrtua në seancë plenare, sikurse më herët ishte shqyrtuar edhe ligjshmëria e SKY ECC , që të dyja beteja të fituara nga SPAK që ka dorëzuar fashikullin penal për të akuzuarit midis tyre  Pëllumb Gjoka, ish zyrtari I policisë Oltion Bistri dhe ish prokurori Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave. Ndërkohë që paralelisht SPAK ka njoftuar se po kryen edhe hetime pasurore

Çështja e pasurive është lënë në fuqi nga tre shkallë të gjykatave.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme