Kronika 24 May 2025, 11:33 Nga VNA

Shtetas italian ndërron jetë në spital pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë dentare në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Shtetas italian ndërron jetë në spital pas një

Një shtetas italian ka ndërruar jetë në spital, pasi më herët i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve.

“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrjeje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve, nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm”, njoftoi policia.

Policia bëri me dije se ka marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës që kreu ndërhyrjen, ndërsa rasti është referuar në prokurori.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme