Kronika 25 May 2025, 11:06 Nga VNA

U helmuan 70 fëmijë në në kopshtin publik të Gramshit, AKU merr mostrat nga ushqimet që kanë ngrënë

Ndaje në Whatsapp
U helmuan 70 fëmijë në në kopshtin publik të Gramshit,

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë marrë mostra nga tre lloje produktesh ushqimore që kanë konsumuar 70 fëmijë të kopshtit publik në Gramsh, të cilët u helmuan. Produktet nga të cilat u morën mostrat janë mishi i pulës, qumështi dhe vezët.

Mjekët dhe prindërit dyshojnë se helmimi ka ndodhur për shkak të salmonelës, një bakter i rrezikshëm që përhapet zakonisht përmes ushqimit të kontaminuar ose higjienës së dobët. Simptomat e fëmijëve përputhen me ato të helmimit nga salmonela.

Sipas dokumenteve zyrtare, kopshti ka një kontratë me një operator privat që përgatit dhe shpërndan ushqimin për fëmijët. Ky operator është konstatuar më parë nga AKU në vitin 2023 me shkelje të rregullave higjeno-sanitare, por megjithatë ka vijuar punën normalisht.

Pas incidentit, inspektorët e AKU zbuluan se në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme, si mishi dhe qumështi, çka përbën një problem serioz për sigurinë ushqimore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme