Kronika 25 May 2025, 11:01 Nga VNA

Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin me sëpatë një person, arrestohet njëri prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin me sëpatë një

Dy persona, babë e bir, paraditen e së shtunës kanë plagosur me sëpatë një 58-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit.

Policia e Fierit ka arrestuar një nga autorët e dyshuar, Pashuk Palucën, ndërsa është shpallur në kërkim Ndue Paluca, djali i tij.

Aktualisht, i dëmtuari Llesh Marku ndodhet në spital.

"Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë", lexohet në njoftimin e policisë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme