Kronika 25 May 2025, 14:48 Nga VNA

Operacioni “Ura”, grupi kriminal në një rast tentoi të trafikonte drogë përmes disa personave me pasaportë diplomatike

Ndaje në Whatsapp
Operacioni “Ura”, grupi kriminal në një rast tentoi

Zbardhen episodet e tjera në dosjen e plotë e SPAK për grupin e Durrësit të drejtuar nga Elvis Doçi i njohur si “Visi i Pojës” i cili i shpëtoi arrestimit gjatë operacionit “ura” në bashkëpunim me antimafien e Barit. Në një rast u tentua të trafikohej kokainë nga Peruja në valixhet e trupave diplomatik ndërsa në Rotherdam u kap një sasi prej 2.2 tonësh drogë.

Në bisedat e zbardhura në SKY EÇ rezulton se grupi u investua me veprime konkrete për të trafikuar drogë edhe me valixhet e disa personave me pasaportë diplomatike që në korrik të vitit 2020 ishin me shërbim në Lima, Nikaragua dhe Guatemalë.

Nga hetimet, por dhe fotot që shkëmbenin në chatin e enkriptuar rezulton se anëtarët e grupit kishin informacion  mbi numrat e kontenierëve, kompanitë që i transportonin, anijet ku ishin ngarkuar si dhe datat e nisjes dhe mbërritjes.

Në një rast janë paguar 500 mijë dollarë amerikanë për sigurimin e 500 kg kokainë në Guajakil të Ekuadorit që do të trafikoheshin në Evropë.

Paratë janë kaluar nëpërmjet sistemit informal të njohur “ Haëala”, që është një metodë e transferimit të parave pa lëvizur në të vërtetë të holla fizike.

Po ashtu janë zbardhur edhe episodet e dërgimit të parave me autobusë në Shqipëri, ku shumat varjojnë nga 42 mijë euro deri në 280 mijë euro në dhjetëra episode me një total prej 4 milion eurosh.

Elvis Doçi në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar deri më tani, dyshohet nga SPAK edhe për trafikimin e një sasie prej 2.2 tonësh kokainë, sekuestruar në Rotherdam të Hollandës.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme