Kronika 25 May 2025, 15:40 Nga VNA

Detaje nga eksplozivi në derën e lokalit në Berat, mesazh për djalin e pronarit

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga eksplozivi në derën e lokalit në Berat, mesazh

Një sasi lëndë plasëse është hedhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu, në lagjen "Çlirim" në Berat. Sasia e lëndës plasëse, që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse

Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2 vjetësh dhe në xhamat e tij shihet tabela "Jepet me qera". Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e  kapjen e autorit, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.

Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qënë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit, në 24 Mars 2024 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85-vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur, ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme