Kronika 26 May 2025, 08:41 Nga VNA

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Humb jetën 28 vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Humb

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhu mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Fier-Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit tek rrethrrotullimi i Kolonjës, ku automjeti tip ‘Volkswagen golf’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi, S. G., 28 vjeç nga Tirana. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjës, të cilët kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia po dokumenton ngjarjen.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme