Kronika 26 May 2025, 22:51 Nga VNA

Jeta e luksit e Dritan Gjikës të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe: Makina të shtrenjta dhe rezidenca banimi

Ndaje në Whatsapp
Jeta e luksit e Dritan Gjikës të arrestuar në Emiratet e

Dritan Gjika, 47-vjeçari shqiptar i identifikuar si kreu i një organizate kriminale me bazë në Ekuador, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafik droge, pastrim parash dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Sipas të dhënave zyrtare të migracionit, Gjika hyri për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë turistike. Në vitet në vijim, ai u paraqit si një biznesmen i suksesshëm, ndërkohë që autoritetet zbuluan se aktivitetet e tij të vërteta ishin të lidhura me botën e krimit, veçanërisht në zonën bregdetare të vendit.

Ai jetonte në luks, me makina të shtrenjta e të blinduara dhe prona banimi, duke u përpjekur të maskonte aktivitetin kriminal përmes fasadës së një jete normale dhe të suksesshme, raporton media ekuadoriane El Universo

Gjika kishte ndërtuar një rrjet të mirëorganizuar që trafikonte drogë nga Lugina e Kaukës në Kolumbi drejt Ekuadorit, ku lënda narkotike depozitohej në ferma dhe më pas dërgohej në porte për t’u futur në kontejnerë.

Kompanitë e përdorura për këtë proces paraqiteshin si biznese të ligjshme, ndërsa rruga e trafikimit përfshinte Ekuadorin dhe Spanjën, me destinacion përfundimtar Belgjikën, Holandën, Turqinë dhe Shqipërinë.

Sipas autoriteteve, Gjika kishte ngritur një strukturë të ndërlikuar bashkëpunëtorësh që mbulonin logjistikën, pagesat dhe transferimet e pasurive në emër të palëve të treta, për të fshehur burimin e të ardhurave.

Ai ishte nën mbikëqyrje për shkak të lidhjeve të dyshuara me Rubén Cherres, një figurë e njohur në Ekuador për ndikimin e tij në ndërmarrjet publike dhe për përpjekjet për të ndikuar në emërime politike. Cherres u vra më pas në rrethana misterioze.

Gjika, që posedonte gjithashtu dokumente ekuadoriane, drejtonte biznese nga qyteti Guayaquil, përfshirë një kompani importi.

Në vitin 2024, një operacion i përbashkët mes autoriteteve të Ekuadorit dhe Spanjës çoi në shpërbërjen e rrjetit të tij kriminal. Gjatë këtij operacioni, u arrestuan 30 persona në provincat Guayas, Los Ríos, Cotopaxi, Azuay, Santa Elena dhe El Oro. Të arrestuarit ishin shtetas nga Ekuadori, Spanja, Argjentina, Kolumbia dhe Kina.

Gjithsej u zhvilluan 57 kontrolle të befasishme – 40 në Ekuador dhe 17 në Spanjë – me pjesëmarrjen e rreth 750 oficerëve të rendit.

Hetimet zbuluan se rrjeti trafikonte drogë përmes ngarkesave të ligjshme, si bananet, të cilat shërbenin për të maskuar drogën në kontejnerë. Përmes 10 kompanive të dyshuara për pastrim parash – gjashtë në Ekuador dhe katër në Spanjë – ishin përfituar dhe pastruar mbi 32 milionë dollarë.

Policia deklaroi gjithashtu se organizata përdorte kartëmonedha të koduara për të identifikuar transaksionet, ndërsa një shtetas kinez ishte përgjegjës për qarkullimin e parave brenda territorit ekuadorian.

Kapja e Dritan Gjikës u bë e mundur falë bashkëpunimit mes njësisë së Interpolit në Ekuador dhe partnerëve të saj në Abu Dhabi, në kuadër të projektit ndërkombëtar PAcCTO 2.0, i cili mundësoi shkëmbimin e informacionit për arrestimin dhe procedurat e ekstradimit.

Në shkurt të vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit e identifikoi zyrtarisht Gjikën si drejtuesin e rrjetit të mafies shqiptare në vend, pas një kontrolli të zhvilluar në një banesë luksoze në Guayaquil.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme