Kronika 27 May 2025, 14:52 Nga VNA

Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Akuzat janë të njëjtat, nis përballja në gjyq

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Akuzat janë të njëjtat, nis

Monika Kryemadhi, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku u mor zyrtarisht e pandehur, deklaroi se akuzat ndaj saj mbeten të pandryshuara dhe se tashmë çështja do të kalojë në fazën e gjykimit. Ajo theksoi se hetimi është drejt përfundimit dhe shprehu bindjen se procesi nuk do të zgjasë deri në tetor, siç është parashikuar aktualisht.

“Është e njëjta gjë që ka qenë që në tetor. Do të kemi edhe një thirrje tjetër. Janë të njëjtat akuza. Sipas SPAK, për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën,” tha Kryemadhi për gazetarët.

Ajo foli edhe për përmbajtjen e dosjes, të cilën e konsideroi voluminoze, dhe kërkoi akses në fashikujt hetimorë. “Dosja është voluminoze. Kërkova fashikujt, më thanë se do të ma japin shumë shpejt. Tashmë do ta fillojmë ballafaqimin në gjykatë,” shtoi ajo, duke theksuar se prokurorët janë në pritje të disa elementëve të fundit për të mbyllur hetimin.

Kryemadhi përmendi gjithashtu se një nga paditë që përfshihet në këtë proces është ajo për çështjen CEZ-DIA, e bërë në shtator të vitit 2017.

Në përfundim të prononcimit të saj, Kryemadhi u ndal edhe te përballja personale me opinionin publik dhe drejtësinë. “Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe Zotin. Për mua drejtësia njerëzore është një moment, drejtësia hyjnore është ajo që duhet ta kemi frikë të gjithë. Mos mendoni se jeta ime e mëparshme është më e mirë sot. Shijoni momentin,” u shpreh ajo.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme