Kronika 28 May 2025, 22:45 Nga VNA

Presidenti i Kolumbisë: Grupi i Dritan Gjikës ka tentuar të më vrasë

Ndaje në Whatsapp
Presidenti i Kolumbisë: Grupi i Dritan Gjikës ka tentuar të

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë të fortë përmes një postimi në rrjetin social X, duke pretenduar se grupi i Dritan Gjikës ka tentuar të organizojë një atentat ndaj tij. Ai shprehet se grupi i Gjikës kontrollon një rrjet prokurorësh dhe se janë autorët e vrasjes të një prokuror paraguaian.

“Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, shkruan Gustavo Petro.

Kujtojmë që Ministria e Brendshme e Ekuadorit njoftoi të hënën arrestimin e Dritan Gjikës, 47-vjeçar shqiptar dhe i shumëkërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Arrestimi u realizua më 26 maj 2025 në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një operacioni të përbashkët të Njësisë Kombëtare të Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me autoritetet e Abu Dhabit dhe me mbështetjen e platformës ndërkombëtare PAcCTO 2.0.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme