Kronika 29 May 2025, 09:55 Nga VNA

Arrest në burg/I shiti kokaine një të miture në Sarandë

Ndaje në Whatsapp
Arrest në burg/I shiti kokaine një të miture në Sarandë
Prokuroria ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasit O.L., i dyshuar për shitjen e lëndës narkotike kokainë një shtetaseje të mitur. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, e cila u ekzekutua më 26 maj në Tiranë. Më 28 maj, gjykata vendosi të vijojë masën ndaj personit nën hetim. Njoftimi Më datë 18.05.2025 pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Sarandë është regjistruar procedimi penal në ngarkim të personit nën hetim O.L, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi O. L., i ka shitur lëndë narkotike të llojit kokainë një shtetaseje të mitur. 

Prokurori i çështjes, duke u nisur nga rëndësia e faktit penal dhe rrezikshmëria e autorit të dyshuar të veprës penale, i ështëdrejtuar Gjykatës me datë 19.05.2025 me kërkesë për “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Me datë 19.05.2025, prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhrinpër zbatimin e vendimit të gjykatës për masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim O.L.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë, kjo masë sigurimi, në bazë të urdhrit të prokurores është ekzekutuar nëdatë 26.05.2025, ora 00:30, pasi shtetasi O.L është kapur nga Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë, në qytetin e Tiranës.

Në vijim të veprimeve i është drejtuar gjykatës me datë 27.05.2025 me kërkesë “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit dhe vijimin e masës sësigurimit arrest në burg” për personin nën hetim O.L.

Më datë 28.05.2025 gjykata vendosi të vijojë masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim O.L.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme