Kronika 29 May 2025, 14:03 Nga VNA

Grupi kriminal, ekstradohen drejt Italisë tre shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Grupi kriminal, ekstradohen drejt Italisë tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë, të implikuar në veprimtari në fushën e narkotikëve, individualisht ose si pjesë e organizatave kriminale, janë ekstraduar drejt Italisë.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

-Albert Koni, 51 vjeç, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2025, e ka dënuar me rreth 4 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë vitit 2017, ai ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në ambiente publike, në zonat Arona dhe Novara.

R. A., 21 vjeç, pasi Gjykata e Milanos, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ai akuzohet se gjatë periudhës 2022-2024, ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar në Milano, sasi të mëdhaja lëndësh narkotike.

-A. F., 39 vjeç, pasi Gjykata e Gjenovas, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet në kuadër të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, të kryera në kuadrin e organizatës kriminale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme