Kronika 29 May 2025, 15:45 Nga VNA

Ndryshime në Policinë e Tiranës, transferime në disa poste kyçe

Ndaje në Whatsapp
Ndryshime në Policinë e Tiranës, transferime në disa poste

Në Policinë e Tiranës janë shënuar sërish lëvizje të rëndësishme në strukturat drejtuese dhe operative, me një seri transferimesh që përfshijnë komisariatet dhe Policinë Rrugore të kryeqytetit.

Shefi i krimeve në Komisariatin nr.5 është transferuar në Vorë, ndërsa drejtuesi aktual i krimeve në Vorë ka kaluar në drejtimin e krimeve në Komisariatin nr.5, në një shkëmbim detyrash mes dy strukturave.

Ndërkohë, edhe në Komisariatin nr.1 është bërë një ndryshim në drejtim. Shefi i krimeve i këtij komisariati është transferuar në Policinë Rrugore të Tiranës, ku do të mbajë pozicionin në sektorin e aksidenteve.

Ndryshimet më të shumta janë regjistruar në Policinë Rrugore të Tiranës, ku rreth 20 efektivë të linjave dhe trafikut janë transferuar. Gjithashtu, janë lëvizur edhe 4 komandantë të trafikut dhe linjave. Ndër figurat kyçe, bie në sy transferimi i shefit të trafikut urban në Tiranë, Jetnor Shira, i cili është zëvendësuar nga Megian Ademaj.

Përveç këtyre lëvizjeve, disa oficerë të policisë gjyqësore (OPGJ) që shërbenin në Policinë Rrugore janë transferuar në struktura të tjera.

Arsyet e këtyre ndryshimeve ende nuk janë bërë publike nga autoritetet, dhe motivacionet mbeten të paqarta.

Kujtojmë se shtatë muaj më parë, Policia e Shtetit ndërmori një reformë të thellë me përzgjedhjen e 12 drejtuesve të rinj të qarqeve dhe 48 shefave të komisariateve në mbarë vendin. Megjithatë, gara për drejtuesit e departamenteve vijon të mbetet pezull, edhe pse sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit, duhet të zhvillohet një proces konkurrues për përzgjedhjen e tyre.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme