Kronika 31 May 2025, 09:18 Nga VNA

I shpëtoi atentatit të dytë, kush është 36-vjeçari që u plagos mbrëmjen e djeshme në Durrës

Ndaje në Whatsapp
I shpëtoi atentatit të dytë, kush është

Një 36-vjeçar, i cili rezulton të jetë i njëjti person që i mbijetoi një atentati edhe dy vite më parë, mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Fllakës në Durrës. Arbi Gorgea është qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe ka marrë një plumb në krah.

Ngjarja ndodhi pranë një shkolle, në kufirin midis Shënavlashit dhe Fllakës. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip Ford, duke e qëlluar me pistoletë.

Pavarësisht plagës, Gorgea ka mundur të mbërrijë vetë në Komisariatin e Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. Aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Ngjarja ngre pikëpyetje të forta, pasi 36-vjeçari ishte plagosur edhe në një tjetër atentat të ndodhur më parë. Dyshimet e para çojnë drejt një përplasjeje të vazhdueshme mes palëve.

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe në spital, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar autorët dhe motivin e sulmit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme