Kronika 30 May 2025, 20:56 Nga VNA

Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari në Durrës, shpallet në kërkim autori

Ndaje në Whatsapp
Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari në Durrës, shpallet

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Mësohet se i plagosuri  i identifikuar me emrin Arbër Gorea ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 36-vjeçari ishte në lëvizje në momentin kur është qëlluar.

Njoftimi i policisë

DVP Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme