Kronika 1 June 2025, 08:11 Nga VNA

Policia: Dyshime se Pjetër Kaza u vra për gjakmarrje. Saga e përplasjes mes fiseve Gjini dhe Kaza nisi me vrasjen e shefit të Krimeve në vitin 1994

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Pjetër Kazës dyshohet të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje.

Një histori tronditëse që daton që në 7 janar 1994, kur qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini. Sipas raportimeve të kohës, dyshohet se vrasja ndodhi pasi Kaza ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve.

Tre vite pas kësaj ngjarjeje, më 3 korrik 1997 në Laç, vëllai i Ndue Kazës u hakmor duke vrarë dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini.

Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, Martin Kazën, dhe e dënoi me 22 vite burg.

Martin Kaza u cilësua fajtor për akuzën e “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai u arrestua në Londër dhe në vitin 2017 u ekstradua drejt Shqipërisë, ku edhe po vijon të vuajë dënimin.

Kur dukej se saga e gjakmarrjes kishte përfunduar, në Belgjikë në maj të vitit 2024, u plagos me 4 plumba e më pas ndërroi jetë Agustin Kaza, vëllai i Martin Kazës.

Pas mesnatës së të shtunës, në oborrin e banesës u qëllua për vdekje Pjetër Kaza, duke çuar në 5 numrin e viktimave të kësaj sage të gjatë përplasjeje mes fiseve Gjini e Kaza.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme