Kronika 2 June 2025, 09:06 Nga VNA

Në pranga në Tepelenë “i shumëkërkuari” i Kosovës – 37-vjeçari ekstradohet për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Ndaje në Whatsapp
Në pranga në Tepelenë “i shumëkërkuari” i

Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted” është finalizuar nga Policia e Shtetit, falë bashkëpunimit të ngushtë mes njësisë FAST Albania, Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe njësisë homologe të FAST në Kosovë, nën koordinimin e rrjetit europian të bashkëpunimit policor ENFAST.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja në qytetin e Tepelenës e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë kosovare. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin A. K., lindur në Tepelenë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjykata Themelore e Pejës kishte lëshuar gjatë vitit 2024 dy urdhër-arreste ndërkombëtare ndaj këtij shtetasi. Veprimtaria e tij kriminale e dyshuar ka përfshirë raste të përsëritura të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe posedimin e armëve pa autorizim.

Kapja e 37-vjeçarit u realizua si rezultat i koordinimit efikas të informacioneve operative dhe veprimeve policore, ndërmjet njësive të specializuara FAST në Shqipëri dhe në Kosovë, me mbështetjen e rrjetit ENFAST – një strukturë e ngritur për të rritur efikasitetin në kapjen e personave të kërkuar në gjithë hapësirën evropiane.

Interpol Tirana është vënë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të përshpejtuar dhe finalizuar procedurat ligjore që do të çojnë në ekstradimin e A. K. drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Policia e Shtetit vlerëson bashkëpunimin e frytshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe konfirmon se operacionet për kapjen e personave në kërkim do të vijojnë pa ndërprerje, si pjesë e angazhimit për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme