Kronika 2 June 2025, 12:15 Nga VNA

Vrau 57-vjeçarin në derën e shtëpisë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin që ekzekutoi Pjetër Kazën

Ndaje në Whatsapp
Vrau 57-vjeçarin në derën e shtëpisë, policia

Policia e Lezhës identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Pjetër Kazës.

Sipas bluve, vrasësi i dyshuar me iniciale G. A., ka qëlluar me automatik në drejtim të shënjestrës së tij në momentin që 57-vjeçari kishte zbritur nga makina për të hapur portën dhe për të hyrë në banesë.

Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari Pjetër Kaza ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së vrasjes së 57-vjecarit, në fshatin Tale.

Si rezultat i hetimeve intensive, provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas të dyshuar si autor të vrasjes së 57-vjeçarit.

Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit P. K., në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Si pasojë e dëmtimeve, 57-vjeçari  P. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë  ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, shërbimet policore vijojnë kontrollet në terren, për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim për këtë rast.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme