Kronika 17 August 2024, 12:17 Nga VNA

Shfrytëzonte postin për t’u vënë gjoba bizneseve, GJKKO lë në burg ish-shefin e anti-drogës në policinë e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Shfrytëzonte postin për t’u vënë gjoba bizneseve,

GJKKO caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Gazmir Preçin ish-shefin e anti-drogës në policinë e Durrësit.

Preci akuzohet për korrupsion pasi kërkoi lekë një biznesmeni që ta lejonte të vijonte aktivitetin ne lokalin e tij të natës. Në seancë shefi i trafiqeve ka mohuar akuzën e SPAK, ndërsa ka theksuar se doli të takonte pronarin e biznesit pasi ky i fundit e kishte kërkuar. "Na e dija që në zarf kishte para dhe kërkova që të hapej në praninë e avokatit tim" - tha Preçi.

Ish-zyrtari i policisë ka deklaruar se kishte dyshime se biznesmeni bënte shitje narkotikësh dhe për këtë arsye e ka pasur nën vezhgim.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme