Kronika 17 August 2024, 09:34 Nga VNA

U shisnin heroinë turistëve në ishullin Rodos, policia greke arreston çiftin shqiptar

Ndaje në Whatsapp
U shisnin heroinë turistëve në ishullin Rodos, policia greke

Policia greke ka arrestuar një çift shqiptar pasi u zbuluan se trafikonin heroinë në ishillin Rodos dhe ua shisnin atë turistëve. Dy shqiptarët janë të moshës 22 dhe 38 vjeç dhe u arrestuan në dhomën e tyre të gjumit, pas një bastisje që u zhvillua në banesën e tyre në mesnatë.

Policia gjithashtu ka gjetur një çantë brenda së cilës ndodhej një pëlhurë e zezë najloni me heroinë me peshë totale 351 gram si dhe një tjetër me peshë 40.9 gram.

Gjithashtu u gjet dhe një tjetër pako me peshë 4.24 gram, 5 pako me xanax, shuma parash 355 euro, një kartë celulari dhe dy celularë në tavolinën e dhomës së ndenjes.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme