Kronika 15 August 2024, 17:39 Nga VNA

E rëndë/ Po pastronte dritaren, 68-vjeçarja rrëzohet nga kati i 6-të në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë/ Po pastronte dritaren, 68-vjeçarja rrëzohet nga

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 6-të i banesës teksa po pastronte dritaret.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit.

“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, njofton policia.

Ndërkohë më herët një tjetër tjetër grua dyshohet se është vetëhedhur nga pallati ku banonte në afërsi rrugës Jordan Misja në Tiranë. Ndërsa një e moshuar u gjet e varur në banesën e saj në zonën e Medresesë në Tiranë.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme