Kronika 14 August 2024, 17:52 Nga VNA

Kokaina me vlerë 10.5 mln euro nga Meksika në Irlandë dyshohet se u kontrabandua nga një bandë shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Kokaina me vlerë 10.5 mln euro nga Meksika në Irlandë dyshohet se

Kokainë me vlerë 10.5 milionë euro nga Meksika në Irlandë, dyshohet se është kontrabanduar nga një bandë kriminale shqiptare sipas Irish Sun. Por rrjeti i tyre i shpërndarjes tani është shkatërruar pasi droga u kap në portin e Dublinit.

Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, por hetimi i madh është në vazhdim. Hetuesit besojnë se banda po bashkëpunon ngushtë me ato meksikane të narkotikëve.

Kokaina vinte nga Kolumbia, u transmetua përmes Meksikës dhe ishte e destinuar për në tregun evropian, ndërsa autoritetet irlandeze po bashkëpunojnë me partnerët e tyre ndërkombëtarë në operacionin transnacional të trafikut të drogës.

Besohet gjithashtu se një pjesë e sasisë mund të kenë qenë të destinuara për tregun irlandez. Një burim tha: “Kokaina i përkiste një bande kriminale shqiptare që vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me bandat irlandeze. Ata kishin lidhje në Meksikë, duke krijuar kushtet për kalimin e dërgesës në Irlandë”.

Rruga e kontrabandës që ata kishin përdorur tani është zbuluar pas kësaj sekuestroje. Sekuestrimi e çon sasinë e drogës së kapur në Irlandë javën e fundit në 33 milionë euro.

Ajo vjen pasi 104 kg kokainë e dyshuar, që mendohet se vlen mbi 7.2 milionë euro, u morën në Rosslare Europort në fundjavë.

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme