Kronika 14 August 2024, 12:24 Nga VNA

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: Ngjarja është referuar si “vrasje me dashje”. Mos dezinformoni

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: Ngjarja është

Në konferencën për mediat Rrumbullaku ka dhënë info për vrasjen në Pogradec. Ai tha se është referuar si vrasje me dashje

Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. Vrasje me dashje e referuar nga policia”, tha Rrumbullaku.

Ai mohon të jetë fshehur ngjarja dhe bën me faj median për dezinformimin, ku njoftoi se do të merren hapa ligjore për baltosjen.

"Nuk është fshehur ngjarja e Pogradecit nga asnjë punonjës policie. Është shkuar në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat të ambienteve përreth. Janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarës. U bë e mundur zbardhja në kohë rekord e krimit dhe u arrestua autori bashkë me tre të tjerë. Drejtoria e Korçës dha një njoftimin zyrtar, u anashkalua, deformua dhe u mohua.Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri në fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. - tha Rrumbullaku.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme