Kronika 13 August 2024, 12:43 Nga VNA

Vrasja në Pogradec/ "Arrest me burg" autorit. Lirohen tre bashkëpunëtorët. E motra e viktimës tenton të kalojë kangjellat

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Pogradec/ "Arrest me burg" autorit. Lirohen tre

Arrest me burg” për Denis Meçe, autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progas.

Detyrim paraqitje tre personat e tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjykata e Korçës sot pritet të caktojë masën ndaj Denis Meçe, autorit të dyshuar të vrasjes së Egli Progës.

Nën forca të shumta të policisë shoqëronin autorin drejt ambienteve të gjykatës, e motra e viktimës ka tentuar të kalojë kangjellat në përpjekje për të arritur tek ai. Jonida Proga, motra e Egli Progës, në gjendje të rënduar psikologjike është paraqitur jashtë ambienteve të gjykatës së Korçës dhe ka pritur mbërritjen e Denis Meçes, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit. E reja është përpjekur të kalojë kangjëllat e Gjykatës dhe të shikojë autorin, të cilit i bërtet “O kafshë”.

Egli Proga, 42 vjeç humbi jetën më 10 gusht në qytetin e Pogradecit pasi u dhunua barbarisht. Policia në fillim njoftoi se 42-vjeçari ishte rërzuar në gjendje të dehur dhe kishte humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Proga ka qenë brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushta dhe sende të forta.

Ka qenë Denis Meçe, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme