Kronika 13 August 2024, 09:18 Nga VNA

Hyn në shtepinë e juristit dhe vjedh 10 mijë euro/ 30 vjeçari arrestohet, policia nuk gjen paratë

Ndaje në Whatsapp
Hyn në shtepinë e juristit dhe vjedh 10 mijë euro/ 30

Një 30-vjecar me banim në Bulqizë merr një makinë me qira dhe niset drejt Tiranës; me një plan të qartë. Të kryente vjedhje banese. Mesa duket, i ishte kthyer në vest të vjetër, pasi edhe më herët ishte dënuar për të njëjtën vepër penale. Elidon A., sapo mbërrin në kryeqytet, “zbarkon” në rrugën Mihal Popi dhe në datën 2 gusht arrin që përmes një dritareje që ishte harruar e hapur, hyn në shtëpinë e një juristi të njohur dhe arrin të vjedhë shumën prej 10 mijë eurosh. Qetësisht, me makinën e marrë me qira ai largohet drejt shtëpisë së tij, po në Bulqizë, në qytetin e vjetër.

Pas denoncimit të juristit M.M, policia vihet në ndjekje të autorit të dyshuar dhe arrin që përmes kamerave të sigurisë të identifikojë automjetin. Policia kontakton pronarin e automjetin dhe ai rezultoi se ndodhej jashtë vendit, por në momentin, që mëson se policia po hetonte për një krim vendos të kthehet dhe të bashkëpunojë me hetuesit. Ai iu shpjegoi atyre se makinën ia kishte dhënë me qira 30-vjecarit Elidon A. këtë të fundit e fton në kafe dhe në momentin që policia i vë prangat dhe I gjen me vete shumën prej 2800 eurosh.

Policia bëri më pas kontroll në shtëpinë e tij dhe gjeti edhe rrobat që kishte përdorur ditën e ngjarjes, cka përfundimisht krijoi bindjen  se ai ishte personi që kishte kryer vjedhjen në shtëpinë e juristit. Elidon A., ndodhet tashmë në qelitë e paraburgimit me masën e sigurisë “arrest me burg”, por policia ende nuk ka mundur të gjejë shumën tjetër prej më shumë se 7 mijë eurosh. Nuk dihet nëse ai i ka fshehur, apo i ka shpenzuar.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme